Fati nuk i ka buzëqeshur prej kohësh, pasi i duhej të linte lojërat me shoqet dhe kukullat, për t’u kujdesur për familjen e saj. Enila, 15-vjeçarja që preku zemrat e shqiptarëve me historinë e saj në emisionin ‘Shqiptarët për shqiptarët’, nëna dhe vëllai i saj, u suprizuan nga Elvis Naçi. Një shqiptar nga Tetova, Satki Gafurri, që prej vitesh jetonte në Gjermani i ka dhuruar një banesë në Ballsh Enilës dhe familjes së saj. Tashmë fati i buzëqeshi dhe kësaj familje.

Elvisi: Jemi lodhur por kemi një qëllim të mirë, kjo familje është shumë në nevojë. Është e çuditshme deri dikur e pabesueshme që një vajzë 15 vjeçare, të mbajë gjithë barrën e familjes, është nënë vetë, babë vetë, shkollohet vetë, i ka rënë një barrë e jetës shumë e madhe. Prandaj jam shumë i kënaqur që u bashkuam për një gjë kaq të madhe. Fëmijët janë duke ardhur tani dhe ne do u tregojmë se për çfarë jemi këtu.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Satki Gafurri tetovari nga Gjermania: Ne u nisëm me gjithë dëshirë se kur ne shohim programin tuaj, kur shikojmë vuajtjet e mëdha që ka popullit ynë është diçka e pabesueshme. Vendosëm që një familje ta nxjerrim nga kriza pasi sot është festë në Gjermani, është 30 vjetori i ribashkimit të Gjermanisë dhe unë kam ardhur sot që të bashkoj shqiptarët.

Elvisi: Zemrat e shqiptarëve duhet të jenë bashkë, edhe ne kështu siç e kemi nis qoftë shqiptar i Tetovës, i Ballshit, i Kosovës, bashkimi është simbolik.

Elvisi Enilës: të ka rënë ty barra e familjes, ti nuk e njeh zotërinë Satkiun, Muhamedi është djali i tij, ne kemi ardhur për diçka të bukur. Ke kaluar shumë vështirësi, ke qenë nënë dhe babë vetë, je kujdesur për vëllain, do hipim lartë dhe do shikojmë se çfarë na pret. Ja kjo është shtëpia juaj!
Satki Gafurri, tetovari nga Gjermania: Këtë e keni dhuratë! E gëzofshi!

Familja: faleminderit, shpresojmë mos të ketë më dhimbje!

Elvisi: Të pëlqen shtëpia? E mendoje se do të sillnim këtu?
Enila: Asnjëherë! Unë kujdesem për familjen time.
Elvisi: Satkiu më tha se donte të ndihmonte një familje në nevojë, ne nga shumë familje të tjera ju zgjodhëm ju! Në Shqipëri ka shumë familje në nevojë por ti ke sakrifikuar shumë, kjo është shtëpia juaj!

Satki Gafurri, Tetovari nga Gjermania: Ne nuk do të ikim menjëherë, kam edhe një surprizë tjetër. Nga dita e sotme e deri sa ju të studioni në fakultet, do të keni një rrogë mesatare të Shqipërisë, që edhe ju të jeni të barabartë si fëmijët e tjerë. Do u hap një numër llogarie në bankë dhe çdo muaj lekët do i keni gati për t’i tërhequr.

Elvisi: Pra po thua qe do u lidhësh një pension derisa fëmijët të rriten? Bravo!
Enila: Jam shumë e lumtur, me ketë shtëpi tani do harrojmë vuajtjen që kishim. Ne lekët e KEMP-it i përdora për të blerë librat e shkollës, dhe u futa në borxhe për të blerë ushqim. Por tani këto para nuk do si t’i menaxhoj…

Elvisi duke qeshur: Tani duket se paske një hall tjetër! Tani ke hallin që ke shumë

Satki Gafurri tetovari nga Gjermania: Mësoni dhe bëhuni të mbarë sepse çdo herë që kam ndihmuar të varfërit Zoti shumëfish ma ka kthyer.
Elvisi: Kjo tavolina dhe karriget janë që ju të bëni mësimet. Duhet patjetër që të mësoni dhe të bëheni të suksesshëm tani duhet vullneti juaj që të mësoni më të mirë. Tani kushtet i keni, shtëpinë e keni dhuratë nga shqiptarët, ne kërkojmë që ju të dilni njerëz të mirë që nesër të ndihmoni ata që janë në nevojë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb