SHBA është tronditur nga të shtëna armësh, që janë regjistruar në një lagje franceze në New Orlens.

Autoritetet thonë se si pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona, e mijëra turistë, shihen teksa vrapojnë të alarmuar për t’i shpëtuar plumbave.

Policia ka arrestuar një person, i dyshuar si autor i ngjarjes së rëndë. Ndërsa, të plagosurit janë identifikuar mes moshave nga 26 deri në 51 vjeç.

Nuk dihen shkaqet e ngjarjes në fjalë, por policia ndodhet në terren dhe po heton të gjitha pistat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb