Gazetarja Klodiana Haxhiaj në një raportim të drejtpërdrejtë për emisionin “Open” në News24, zbuloi detaje të reja nga vdekja e 41-vjeçares, Bedrie Loka në Durrës.

Sipas gazetares, bashkëshorti i së ndjerës, Xhemal Loka ka dëshmuar se në momentet e fundit të gruas së tij, ajo i ka kërkuar falje për vetëvrasjen. Falja pretendohet se ka ndodhur kur 41-vjeçarja ndodhej në spital, ku madje para se të ndërronte jetë uroi vajzën për ditëlindjen.

 

“Janë disa video që janë gjetur nga telefoni i Xhemal Lokës, bashkëshorti i së ndjerës Bedrie Loka. Ai e kishte fshehur telefonin në banesën e motrës së tij, por u gjet nga policia. Videot janë filmuar nga djali 10-vjeçar dhe ishte sërish kjo video që familjarët kanë dëshmuar sërish në polici. Edhe djali i madh i familjes dëshmoi dhunën psikologjike të ushtruar nga babai ndaj nënës së tij. Në telefonin që është sekuestruar ka dhe video të tjera, por ajo e publikuara është më domethënëse.

Xhemal Loka në asnjë moment nuk ka pranuar se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, madje sipas tij e ndjera i ka kërkuar falje në momentin që është përmendur në spital. “Më falni që kreva këtë veprim”, i ka thënë 41-vjeçarja bashkëshortit të saj, sipas këtij të fundit. Xhemal Loka u denoncua si autori që ka vrarë bashkëshorten nga familjarët e Bedries”, raportoi ‘live’ gazetarja Haxhiaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb