Hailey Bieber ka treguar se i është nënshtruar një procedure për të rregulluar një vrimë në zemër, pasi pësoi një ‘mini-goditje’ muajin e kaluar, teksa po hante mëngjes me bashkëshortin e saj Justin Bieber.

Në një video të re, të postuar në kanalin e saj në YouTube të mërkurën pasdite, supermodelja 25-vjeçare kujton se kishte ndjerë një ‘ndjesi të çuditshme’ në krahun e djathtë dhe mpirje në majat e gishtave përpara se të shtrohej në spital.

Pasi u shpjegoi fansave të saj se donte që ata të dëgjonin për incidentin e tmerrshëm me fjalët e veta, vajza e kopertinës së Vogue tha se bashkëshorti i saj vuri re se diçka nuk ishte në rregull dhe vazhdimisht e pyeste nëse ishte mirë.

“Ana e djathtë e fytyrës sime filloi të më zbehej dhe nuk mund të flisja”, tha ajo.

Shpejt, Justin kërkoi dikë të telefononte 911 dhe një mjek aty pranë erdhi dhe më ekzaminoi, ndërsa ajo përpiqej të formulonte fjalë.
Mjeku e pyeste vazhdimisht nëse ai e dinte emrin e saj dhe bënte pyetje të tjera themelore.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se ankthi e bëri të ndjehej më keq, por në kohën kur arriti në dhomën e urgjencës ajo ‘ishte kthyer në normalitet. Në fund, ajo u mbajt gjatë natës në spital për t’u testuar për shkakun e mpiksjes së gjakut në tru.

Fatmirësisht, ajo shënoi 0 në listën e kontrollit të goditjes në ER dhe simptomat e saj të frikshme u ndaluan.

Spitali konfirmoi se ajo pësoi një atak ishemik kalimtar (TIA), i referuar më shpesh si një mini-goditje.

Sipas mjekëve beteja e fundit me COVID ka të ngjarë të ketë shkaktuar mpiksjen e gjakut.

Ndërsa profesionistët mjekësorë nuk ishin në gjendje të përcaktonin se si kishte ndodhur mpikja e gjakur. Ata besojnë se ajo kishte një vrimë të vogël, të njohur si PFO në zemër, që zakonisht mbyllet pas lindjes.

Vrima e vogël e matur ishte nga 12 dhe 13 milimetra.

Ndërsa reflektoi për diagnozën e saj, Hailey tha se ishte ‘mirënjohëse’ që tani dinte shkakun dhe sesi mpiksja e gjakut ‘u zhduk’ përmes nderhyrjes se vrimës në zemër.

Me rekomandimin e mjekut të saj, PFO u mbyll dhe ajo tani është shëruar plotësisht.

(dailymail/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: