Ky është një moment tronditës gjatë një aksidenti automobilistik, ku drejtuesi i një Lamborgini pasi ka aksidentuar 3 persona, njëri prej tyre humbi jetën, dërgon mesazh në telefon.

Wiyang Lautner 24 vjec humbi kontrollin e automjetit teksa bënte gara me një Ferrari dhe mori përpara disa persona, mes të cilëve 3 të aksidentuar rëndë, dhe një të vdekur, në Surabaya, në Java.

Njëri prej tyre u tërhoq për disa metra zvarrë nga automjeti që ndaloi vetëm pasi u përplas me një pemë.

Sapo bëri gjëmën, drejtuesi i mjetit, nxorri pjesën e parme të trupit nga makina dhe nisi të bënte disa telefonata dhe të dërgonte mesazh.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: