Atë do ta shohim së shpejti në tre filma të rinj, por ndërkohë Monica Belluci tregon ‘bukurinë e saj për revistën ‘Madame Figaro’. Artistja e famshme italiane ka treguar format e saj me kostum plazhi në fotot e realizuara nga Thiemo Sander.

Artistja shfaqet e mrekullueshme dhe në super formë në moshën 55 vjeçare. Buzë një pishine me një look transparent Monica shfaqet seksi dhe shumë e bukur dhe për revistën ajo thotë. ’Kur një histori mbaron nuk do të thotë që nuk dashuron më. Do të thotë që nuk mund të vazhdosh më përpara’, tregon ajo.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Martesa me Vincent Cassel është arkivuar tashmë dhe historia me të dashurin e ri Nicolas Lefebvre ka mbaruar. Ndër të tjera Belluci është përqendruar në punën e saj. Artistja do të jetë protagoniste në tre filma, në filmin horror “Nekrotronic”, në “Spider in the Web” dhe “Les plus belles années d’une vie” që është prezantuar në Canne jashtë konkursit.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb