Monika Kryemadhi e ftuar në “Kjo Javë” në Neës 24 deklaroi se i qëndron plotësisht marrëveshjes së bërë me Lulzim Bashën në 9019 që ky i fundit të zgjidhet kryeministër pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ajo tha po ashtu se motoja e LSI në këto zgjehdje do jetë: “Shqipëria shtëpia e shqiptarëve”.

Po flisnin për listat ku me sa duket LSI do dalë me lista të ndara, po për për sloganin keni menduar?

Kryemadhi: “Shqipëria shtëpia e shqiptarëve” sot çështja e shpopullimit është një nga cështjet më të mëdha dhe një nga sfidat që ka LSI: Si do i rikthejmë këta njerëz? Nëse nuk bëjmë gjënë e parë të ngremë barrierë ndaj shpopullimit.

Si do ndahet pjesa e kryeminstrisë nëse fitoni zgjedhjet?

Kryemadhi: Unë e kam bërë të qartë dhe i qendroj deklaratës sime që zoti Basha do jetë kryeministër, i qëndroj marrëveshjes së 23 prillit 2019, ne kemi nënshkruar një marrëveshje kjo gjë është e qartë dhe e thjeshtë. Kemi kohë deri më 25 prill, ku e gjithë opozita do ketë angazhim për të krijuar frymën për përmbysjen e regjimit kriminal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb