Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit, ashtu si edhe gjithë tifozeria zikaltër po pret me padurim titullin e 20 në histori. Një titull që mund të vijë në derbi ndaj Milanit, megjithatë për Morattin nuk ka rëndësi nëse fitohet apo jo ndaj kuqezinjve, për të e rëndësishme është vetëm që skuadra të shpallet kampionë. Ndër të tjera, Moratti nuk heziton të krahasojë Lautaro Martinez me Diego Militon.

“Titulli në derbi? Mjafton që të shpallemi kampionë, nuk më intereson nëse vjen ndaj Milanit apo jo. Për mua Inter ka zhvilluar një kampionat për notën 10, skuadra është shumë e bukur për t’u ndjekur. Loja e bukur është karakteristika e saj kryesore, dhe ndonjëherë më kujton Interin e Herrerës.

Tre protagonistët e këtij Interi janë Barella, Dimarco dhe Lautaro Martinez. I pari sepse ka pasur një rritje fantastike në kontrollin e lojës dhe ritmit, i dyti përfaqëson dëshirën dhe vullnetin, i treti më pas ka klasin dhe sensin e golit. Lautaro mund të krahasohet me Militon.

Inzaghi? Inzaghi ka shumë kualitet, nuk është shumë i kënaqur. Më ka surprizuar për mënyrën si e ka vlerësuar dhe motivuar grupin e lojtarëve, kërkon dhe gjen gjithnjë zgjidhjet më të mira për ekipin”, u shpreh Moratti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb