Ndërsa ofroi zgjidhjen  e tij për daljen nga kriza politike, për të cilën tha se është thelluar edhe më tej pas 30 qershorit, Presidenti Ilir Meta tha se nuk do të lejojë që Shqipëria të bëhet një tjetër Kolumbi, ndërsa foli prerë ndërsa theksoi se për këdo që e sheh Shqipërinë një vend që të krijojë probleme në Ballkan mua më kanë kundërt jo vetëm si President po si Ilir Meta.

Kreu i Shtetit akuzoi kryeministrin Rama se reformën në drejtësi e ktheu në një Rama formë, ndërsa theksoi se dy gjëra i ka thelbësore në jetë:  Unë kam hallin e 17-18 tetorit, gjithë jeta ime janë dy gjëra: demokracia e panegociueshme, dhe integrimi europian i Shqipërisë. Unë kam dal me studentët kam shkuar në takime me Ramiz Alinë e mendonim se do shkonim në Spaç e po kështu angazhimi im, është faktor stabiliteti në Ballkan. Kush e do Shqipërinë një Kolumbi në Europë, jo s kemi nevojë boll  e kanë një ku e kanë, dhe një vend që të krijojë probleme në Ballkan mua më kanë kundërt jo vetëm si President po si Ilir Meta.

A po flisni si kryetar i opozitës?

Jo është një krizë e shtetit të së drejtës dhe kreu i shtetit është Presidenti dhe jo kryetari i qeverisë që ka përgjegjësi për unitetin e popullit, për pluralizmin politik dhe sidomos në momente krize të bëjë më të mirën që shqiptarët të mos përplasen e vriten për politikë. Opozita ka axhendë rama ik, unë rama reflekto. Ne e dimë shumë mirë pavarësisht se edhe ambasadorët. Këtu nuk e thonë, pa zgjedhje me opozitën nuk celen negociatat. Si kam kërkuar t’i lerë karrigen Lulit. T’i kërkosh Ulsiut të hetojë veten është gabim, edhe unë po të isha zgjedhur me 69 vota është gabim njerëzor, edhe bashës i kam thën mos iu shmangni institucioneve. Po t’i kishin dëgjuar më parë këshillat e mia, shumë më mirë do kishin dale dhe as 5 % e shqiptarëve s’do kishin dalë. Socialistët janë njerëzit që kanë dhënë më shumë për demokracinë. Nuk po i kërkoj Edit karrigen e tij. Të votohemi nga populli, nuk do asgjesojmë demokracinë se kemi frikë nga populli. Mos harroni, në këtë godinë, pyesini prof. Meidanin, kam ikur nga këtu vetëm për një arsye për të mos cënuar integrimin europian.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb