Policia Rrugore, me anë të një lajmërimi, iu bën thirrje shoferëve që të kenë kujdes, e të mos fluturojnë nëpër rrugë.

Sipas policisë, radari ka parandaluar aksidentin, edhe pse një automjet po ecte me 170 kilometra orë në rrugën kryesore që lidh Tiranën me Elbasanin.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Me 170 km/orë në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Elbasan, radari parandalon rrezikun e përfshirjes në aksident rrugor.

Mos fluturoni në rrugë, në rastin më të mirë ju pret polici dhe radari, respektoni rregullat, shpëtoni jetë.

Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore me qëllim evidentimin e ndëshkimin e shkeljeve që nga analizat e ngjarjeve rrugore konsiderohen edhe si shkaqet kryesore të ndodhjes së tyre, kanë shtuar kontrollet e dedikuara për shpejtesinë mbi normat e lejuara dhe mos rregullimin e shpejtësisë, veçanërisht në qendrat e banuara.

Gjatë mesditës së sotme si rezultat i monitorimit të qarkullimit me radar në rrugët interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë dhe Tiranë -Elbasan-Tiranë  janë evidentuar shpejtësi gati dyfish mbi normën e lejuar, siç ishte dhe rasti i një 24-vjeçari nga Korça, i cili u konstatua duke qarkulluar me shpejtësi 170 km/h duke rrezikuar seriozisht përfshirjen në ngjarje rrugore me pasoja për jetën.

Nga kontrollet parandaluese, vetëm përgjatë 2 javëve të para të muajit qershor, për këtë shkelje janë konstatuar dhe proceduar 306 drejtues automjetesh, ku 171 prej tyre u është pezulluar leja e drejtimit për shpejtësi mbi normat e lejuara, ndërsa 135 të tjerë janë proceduar për mosrregullim shpejtësi në qendrat e banuara nga 10 000-40 000 lekë të rinj.

#UleShpejtesineShpetoJete?

#MbaRadhenNeTrafik?

#MosNxitoTeArrishFundinDramatik?

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb