TIRANË

Me sa duket ditët e tmerrit të Alvin Berishës në kampin Al Hol në Siri do të zgjasin ende. Afrim Berisha, babai i 11-vjeçari përgënjeshtron lajmet se djali i tij është tashmë jashtë kampit të ferrit, ku ai vetë e vizitoi rreth një muaj më parë pa mundur dot ta marrë prej andej.

Miq e të afërm por jo vetëm kanë postuar në faqen e tij të “Facebook” lajmin për shpëtimin e Alvinit, i cili ndodhet prej 5 vitesh në Siri, ku e çoi nëna e tij, e cila tashmë ka vdekur së bashku me një luftëtar të ISIS me të cilin ishte martuar.

Por babai i 11-vjeçarit, Afrimi iu ka kthyer përgjigje duke deklaruar se Alvin ndodhet ende në kamp. Ai kërkon të mos jepen lajme false për të birin, historia e të cilit preku zemrat e të gjithë shqiptarëve dhe italianëve.

Afrim Berisha sqaron më tej sërish me një koment në “Facebook” se lajmi për largimin e Alvin nga kampi i Al Hol ku mbahen gra e fëmijë të militantëve të Shtetit Islamik dhe një pjesë kontrollohet nga kurdët e një pjesë nga ISIS është i pavërtetë. Ai iu kërkon të presin lajme prej tij dhe thotë se është duke u marrë me dokumente.

9 orë më parë
Nuk është e vërtetë që Alvin është jashtë kampit. Alvin është akoma në kamp. Mos jepni lajme të kota ok shumë faleminderit.

6 orë më parë
Nuk është e vërtetë, Alvin është akoma në kamp mos jepni lajme fallso faleminderit shumë

4 orë më parë
Vëllezër, motra nëna e baballarë miq e shok mos i besoni kujt për lajmin që u dha nuk është i vërtetë. Prisni nga unë, jam duke u marrë me letra akoma ju përshëndes nga larg shumë faleminderit, Zoti ju ruajtë!”

  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtojmë se historia e trishtë e Alvin Berishës dhe përpjekjet e babait të tij Afrimit u transmetuan nga emisioni investigativ “Le Iene” në Italia 1, ku bashkë me gazetarin Luigi Pelazza, i ati i 11-vjeçarit udhëtoi në Siri për të rikthyer në Itali të birin. Por për shkak të disa pengesave, ata u mjaftuan me disa përqafime dhe disa orë bashkë. Në Itali janë ndërmarrë disa nisma për kthimin e Alvinit, ndërsa edhe nga qeveria shqiptare thuhet se po bëhen përpjekje për largimin e tij nga Siria.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb