Policia britanike pranoi sot megjithëse rreziku ishte i dobët, se nuk mundej gjithsesi të garantonte që agjenti nervor “noviçok” nuk do të shkaktojë viktima të tjera, një ditë pas vdekjes në spital në Salisbury të shtetases britanike 44-vjeçare Dawn Sturgess, e kontaminuar nga ky agjent nervor.

“Është thjeshtë e pamundur t’ju jap garanci në lidhje me sigurinë e publikut”, u shpreh kreu i anti-terrorizmit Neil Basu gjatë një konference shtypi në Londër, përpara se t’i bënte thirrje qytetarëve për të mos mbledhur objekte si shiringa apo objekteve të pazakonta, shkruan atsh.

“Natën e kaluar, agjencia e shëndetit publik theksoi se rreziku për publikun ishte i ulët në këtë fazë”, shtoi Basu, ku shërbimi në Scotland Yard mori drejtimin e hetimit, duke pranuar shqetësimin e ligjshëm të banorëve të zonës. Dawn Sturgess, 44 vjeçe vdiq të dielën në mbrëmje, pas tetë ditë shtrimi në spital.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb