Ndërsa Kuvendi vijon punimet në seancën e radhës plenare, qytetarët protestojnë jashtë ambienteve të Parlamentit.
Ndërkohë studentët kanë zgjedhur një tjetër mënyrë për të protestuar. Ata kanë një thirrje edhe për policinë, për të cilën theksojnë se veprojnë me dy standarde.
“Jemi kundër dy standardeve. Nuk duhet të procedohen studentët, ndërsa makinat bllokojnë rrugët e Tiranës, bllokojnë trafikun. Jemi në protestë dhe i kemi të qartë kërkesa. Gjoba deputetëve dhe mos procedoni studentët”, shprehen ata.
