Gazetarët Artan Hoxha e Ben Manaj janë acaruar ke në Facebook me njëri-tjetrin dhe kanë debatuar ashpër dhe me epitete ndaj njëri-tjetrit.  Shkak është bërë një fotografi e vjetër e Edi Ramës (si kryetar i PS-së), në një fshat, mes disa banorëve të fshatit, dhe pranë një gomari.

Artan Hoxha, gazetari i kronikës, kishte postuar mbrëmë një foto të Edi Ramës, që ishte diku në një fshat, me disa banorë të fshatit, dhe pranë një gomari. Rama, i veshur me këmishë e një pulovër sipër saj, ka vënë dorën mbi samarin e kafshës, së cilës fotografi i ka kapur shpinën.

“O komandant, thirri mendjes, se te ka marre gomari mbrapsht….”, shkruan Artan Hoxha, duke iu referuar situatës në vend dhe protestave.

Por më pas ka komentuar Ben Manaj, gazetari i njohur i BBC-së, dhe mes dy kolegëve, ka nisur sherri. “A nuk do ishte mirë t’i thërrisnin mendjes shqipot, se Rama e ka në terezi o byrazer, se atë e do populli që e voton edhe në ato qytete ku korrupsioni ia ben muuuu! Lëre komandantin, por folu ushtarëve që s’duan t’ia dinë as për çmimet stratosferike, as për naftën 260.” shkruante Manaj.

Aaaaaa2 2
Aaaaaa2 2

Artan Hoxha e mori këtë mesazh si “një apel për dhunë ndaj institucioneve”, dhe i kujtoi Manajt vitin 1997. “Arben, një pyetje: Ku ke qene me 1997-ën?! Se shqiptaret e dinë mirë si shkoi hesapi për karrigen e Berishës, 3600 shqiptarë të vrarë, dhe neve nuk na pushtoi kush, thjesht vramë njëri-tjetrin për një president kriminel që kishim në krye… Arben vëllai, e kemi bërë luftën tonë ne dhe e dimë mirë ku na çon lufta, dhe i kemi akoma armët e 1997-es nëpër duar… Edi Rama, nëse plas pushka, ia mbath në Dubai, ne që jemi këtu si t’ia bëjmë?!”

Aaaaaa3
Aaaaaa3

Pas kësaj biseda merr zjarr, ata të dy i kujtojnë njëri-tjetrit kohët e shkuara, BBC-në e Manajt e gazetën Koha Jonë të Artan Hoxhës, kthehen te origjina e tyre, Skrapari e Tepelena, i veshin njëri-tjetrit qëndrime të caktuara politike, por në fund ndahen “në paqe”.

Aaaaa4 7
Aaaaa4 7
Aaaaa5 5
Aaaaa5 5
Aaaaa6 3
Aaaaa6 3
Aaaaaa7
Aaaaaa7

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb