Dëshmi të reja, të vajzave kryesisht minorene të moshës 17-18 vjeç që kanë akuzuar futbollistin e kombëtares franceze dhe Manchester City, Benjamin Mendy për përdhunim, kanë dalë në dritë, teksa gjyqi ndaj tij vazhdon.

Sipas detajeve nga dosja hetimore që janë publikuar në sitet angleze, Mendy i tha një gruaje para se ta përdhunonte në rezidencën e tij: “Mos ki frikë, është i vogël”.

Mbrojtësi i majtë 28 vjeçar akuzohet për 10 abuzime e përdhunime kundër shtatë femrave nga tetori 2018 deri në gusht të vitit të kaluar, por ai gjithmonë i ka mohuar ato.

Sot, jurisë iu shfaq një intervistë policore me një prej viktimave të supozuara, ku ajo tregon se lojtari u përpoq ta “bindte” për të bërë seks pasi më parë e kishte lënë vetëm pas një feste në rezidencën e tij në korrik 2021.

Pavarësisht se i dha atij “çdo justifikim” për të mos kryer marrëdhënie, protestat e vajës “nuk e ndalën atë”, thuhej në dëshminë që u paraqit në Chester Crown Court.

Mendy dyshohet se i tha gruas “a nuk më beson mua”, pak para se ajo “të dorëzohej” dhe të bënte seks me të, me aktin që zgjati 20 sekonda sipas viktimës. Gruaja tha se ajo “ndihej e pistë” dhe përdori pjesën më të madhe të një pakete pecetash për fëmijë për t’u përpjekur të pastronte veten pas incidentit.

Ajo nuk e raportoi përdhunimin në polici derisa u kontaktua nga oficerët pasi u shfaqën akuza të tjera sepse “ishte si një fjalë kundër tjetrës”.

Duke kujtuar incidentin e supozuar, ajo rrëfeu se ishte ftuar në shtëpinë e Mendy-t ku njerëzit po pinin dhe luanin lojëra, por teksa ishte gati të largohej, futbollisti e kishte futur vajzën në dhomën e fshehtë të kinemasë, ku ata biseduan dhe filloi të puthte para se t’i tërhiqte të brendshmet.

“Gjuha e tij ishte mjaft e drejtpërdrejtë dhe e vrazhdë. Ai tha ‘nuk më beson mua?’ dhe i thashë ‘Nuk të njoh’.  Mendoj se ai po thoshte gjëra për të më bërë të dëshiroja të bëja seks me të. Më dukej sikur nuk po tërhiqesha nga ai dhe fjalë për fjalë duhej të jepja justifikime se pse”, rrëfeu viktima e “predatorit” francez.

Vajza i dha Mendit disa arsye se pse nuk donte të bënte seks me të duke përfshirë frikën e saj se do të ndjente “dhimbje”, por mbrojtësi i Manchester City iu përgjigj duke thënë: “Është i vogël, mos u shqetëso”.

Pas përdhunimit të supozuar, ajo tha se “nuk dinte si ta përpunonte atë që sapo kishte ndodhur dhe ndihej e vetmuar”, dëgjoi gjykata.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb