Stuhi të forta goditën Italinë jugore duke lënë rrugët të zhytura plotësisht në ujë, në disa pjesë të ishullit të Siçilisë.

Moti i keq në Catania vijon të mbeten ende një rrezik për qytetarët.

Kreu i Mbrojtjes Civile, Fabrizio Curcio ka shkuar në Etna për të parë nga afër gjendjen emergjente.

Curcio ka paralajmëruar për stuhi të reja të forta, të cilat mund të jenë problematike.

“Ndoshta mund të kemi një përmirësim të vogël gjatë ditës së sotme dhe një pjesë të ditës së nesërme, por pritet një përkeqësim i ndjeshëm më pas. Mund të ketë stuhi të reja.”, ka thënë ai.

Si pasojë e përkeqësimit të motit, dy persona humbën jetën gjatë ditës së djeshme në Catania.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb