Agron Gjekmarkaj, ka reaguar lidhur me situatën e përmbytjeve në Lezhë. Ai shprehet se situata në qytet është katastrofike, ndërsa uji ka përfshirë shtëpi e biznese.

Më tej shton se batërdia urbane po shfaq pasojat në kurriz të qytetarëve, ndërsa i bën thirrje bashkisë, emergjencave civile si edhe qeverisë që në këtë situatë problematike të jenë pranë qytetarëve.

REAGIMI:

Gjendja e permbytjeve në Lezhe është katastrofike. Uji  vershon kudo, në shtepi dhe biznese. Baterdia urbane po  shfaq pasojat e saj në çdo stine në kurriz të qytetarve. I bëj thirrje Bashkisë punonjesve të saj, emergjencave civile, qeverisë që të jenë pranë qytetarve në keto momente te veshtira. Duhen akte dhe jo fjale. Duhet ndihme dhe jo propagandë.  Duhet nderhyrje dhe jo sehir.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: