TIRANE– Si pasojë e motit të keq e me reshje dëborë shumë rrugë u bllokuan, ndërsa tashmë situata duket se po vjen drejt normalitetit. Në një njoftim për mediat, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se situata vijon të jetë nën kontroll.

GJENDJE NË AKSET KOMBËTARE:
Në Rajonin Verior Shkodër: Në të gjitha akset e këtij Rajoni vazhdon të hidhet kripë, si pasojë e formimit të ngricave nga temperaturat e ulëta. Pjesërisht me zinxhirë qarkullohet vetëm në akset Ura e Cerenecit – Steblevë dhe Qafë Bualli – Krastë. Të gjithë akset e tjera qarkullohen pa zinxhirë. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në qarkullim për shkak të ngricave, sidomos në orët e mbrëmjes dhe në orët e para të mëngjesit.

Në Rajonin Qendror Tiranë: Në të gjitha akset qarkullohet normalisht. Në disa segmente ku ka ngrica , vazhdon spërkatja me kripë. Kujdes duhet të tregojnë përdoruesit e rrugës në vendet ku ka rrëshqitje dherash e gurësh, si dhe në vendet ku rruga ka çedime. Të respektohet sinjalistika e vendosur.
Segmenti Fushë Studë – Steblevë qarkullohet me zinxhirë.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: në të gjitha akset e mbuluara me kontrata, kontraktorët janë duke punuar për spërkatjen e akseve nga ngricat e formuara, si pasojë e temperaturave të ulëta. Në qarkun e Korçës, qarkullohet me zinxhirë vetën në Boboshticë – Dardhë. Të gjithë akset e tjerë qarkullohen pa zinxhirë. Të bëhet kujdes nga përdoruesit e rrugës në orët e mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit, pasi si pasojë e temperaturave të ulëta, ka formim të ngricave në rrugë.

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2016/01/Buletini-ARRSH-për-kalueshmërinë-në-akset-kombëtare-sipas-qarqeve-1.docx” viewer=”microsoft”]
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: