PORTUGALI

Motra e Cristiano Ronaldo-s,këngëtarja Katia Aveiro, është dërguar me urgjencë në spital pas komplikacioneve dhe përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19.

Që nga 17 korriku, ditë kur Katia ka rezultuar pozitive me Covid, ka qëndruar në shtëpi, por gjendja është rënduar pas kësaj, ndaj ajo është dërguar me urgjencë në spital.

Vetë këngëtarja ka bërë një postim nga spitali në llogarinë e saj duke shpjeguar për fansat edhe gjendjen e saj shëndetësore.

“Që nga 17 korriku, jam pozitive dhe kam qenë në izolim në shtëpi, me pak simptoma, por duke respektuar protokollin sipas rregullave. Fatkeqësisht, që nga e premtja e kaluar, në datë 23 u bëra më keq dhe kam pneumoni, për shkak të virusit të mallkuar”, – shkruan Katia ndër të tjera duke theksuar se Covid është një virus që nuk duhet anashkaluar.

Për këtë arsye, edhe CR7 mund ta lërë stërvitjen e saponisur te Juventusi për të udhëtuar drejt Portugalisë, pranë së motrës.

 640 0 61004919a8237 (1)
640 0 61004919a8237 (1)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: