Kemi udhëtuar diku, atje na thirrën sërish mes maleve, janë histori njerëzore të dhimbshme. Banorët përpiqen të jetojnë në këto anë me ato çka u ofron fshati, por fshati shqiptar duket sikur nuk ka çfarë tu ofrojë banorëve.

Duket se varfëria ka kapluar çdo shtëpi. Banorët që kanë mbetur në këto anë mundohen të ngrijnë jetesën e tyre mes kushtesh të vështira, mes pamundësisë dhe skamjes që vret. Vret shpirtin e një nëne që nuk ushqen dot fëmijën dhe që nuk i rrit dot e vetme jetimët e saj. Pa rrugë, pa drita pa të ardhura pa ngrënë…kështu agon mëngjesi këtu dhe mbrëmja vjen e vagullt. Një grua e rrethuar nga mjerimi dhe e sëmurë thotë “njeriu ka nevojë për dashuri”. Këta njerëz vuajnë për gjërat më bazike, për ushqim, për një banesë me kushte normale por mbi të gjitha për solidaritet.

https://www.youtube.com/watch?v=qWD4nYz4OwY&feature=youtu.be

Motrat e njohura Libohova si dhe nxënës nga shkolla Petro Nini kanë udhëtuar bashkë me grupin e xhirimit me një mision të veçantë.

Ndonjëherë nuk mjafton të jesh i famshëm po nuk je solidar. Irma Libohova së bashku me motrën e saj këngëtaren Miranda Libohova, treguan duke iu bashkuar emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” se kanë zemër të madhe.

Bashkë me to nxënës nga gjimnazi Petro Nini ndihmuar në përgatitjen e pakove me ushqime brenda “Magazinës së Bamirësisë”. Më pas ata kanë udhëtuar në terren të thyer edhe me këmbë për t‘ua shpërndanë komunitetit .

Të rinjtë kanë dhënë një mesazh shumë të bukur për bashkëmoshatarët me këtë gjest duke treguar sa e rëndësishme është bamirësia dhe vullnetarizmi. Nxënësit kanë treguar se brezi i tyre nuk është vetëm brezi i rrjeteve sociale por se ata janë të ndërgjegjshëm për realitetin që i rrethon dhe mundohen me aq sa munden ta ndryshojnë sado pak atë.

Në fakt gjimnazi “Petro Nini Luarasi” ishte ndër shkollat e para paret qe iu përgjigj ftesës së emisionit  për vullnetarizëm, kjo u bë e mundur edhe falë bashkëpunimit mes emisionit dhe ministrisë se Arsimit. Nxënësit kanë dhënë edhe mesazhet e tyre sensibilizues.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb