Në merkatot e kaluara, Granit Xhaka ishte një emër që u përfol shumë për një kalim te Roma. Diçka e tillë nuk ndodhi, për një arsye apo tjetër, por duket se kjo dashuri e ardhshme, mund të kthehet në temë diskutimi.

Sipas asaj që shkruan Corriere Dello Sport, Roma dhe trajneri Jose Mourinho do tentojnë përsëri të afrojnë në gjirin e kryeqytetasve futbollistin shqiptar. Shkak për të shtuar akoma më shumë thashethemet është bërë një transferim i mundshëm i Tielemans nga Leister te Arsenal, çka do i hapte rrugë kalimit të 29 vjeçarit të Përfaqësueses së Zvicrës në radhët e Giallorossi.

 

Yy
Yy

Gjithsesi, si në Londër, ashtu edhe në Romë, janë të vetdijshëm se asgjë nuk do jetë e lehtë, pasi kërkesat janë të mëdha. Koha është treguesi më e mirë dhe ne nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të presim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: