MAQEDONI-MPB të Maqedonisë sapo ka publikuar një video ku shihen disa persona me uniforma të UÇK-së të arrestuar nga policia maqedonase.

Sami Ukshini, i njohur si Komandant Sokoli, Beg Rizaj, Dem Shehu dhe Muhamet Krasniqi- Komandant Malisheva, janë katër kosovarët që mbrëmë i janë dorëzuar policisë, 16 orë pas luftimeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Në pamjet nga kjo video, shfaqen fytyrat e gjakosura të të arrestuarve, të cilët duket qartë se janë rrahur e keqtrajtuar pas arrestimit. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb