Totenham ka mundur në “White Hard Lane” Manchester United në sfidën e javës në “Premier League” me rezultatin 2-1. Me fitoren e arritur sot, të besuarit e Mauricio Pechetino-s kanë blinduar vendin e dytë për sezonin 2016-2017 duke siguruar pjesëmarrjen direkt në grupet e “Uefa Champions League”.

Vendasit e hapën shumë shpejt sfidën që në minutën e 6-të me anë të Wanyama. Më pas në fillimin e pjesës së dytë Harry Kane do dyfishonte sfidën për të bërë të pavlefshëm golin e Wayne Rooney pak minuta më vonë.

Totenham, kur kanë mbetur edhe dy javë për t’u luajtur renditet e dyta me 80 pikë, 7 më shumë se Liverpuli i vendit të tretë. Ndërsa Manchester United i Jose Mourinho i ka varur shpresat tek “Europa League” pasi varianti kampionat për të kapur “Champions-in” është e pamundur.

Djajtë e kuq renditen te 6 me 65 pikë, 7 më pak se vendi i 4-t.

Kujtojmë që kjo ishte ndeshja e fundit e klubit londinez që luan në stadiumin “White Hard Lane” pasi sezonin tjetër ndeshjet pritëse do t’i zhvillojë në “Wembley”. Nga sezoni 2018-2019, Tontenham do luajë në stadiumin e ri që po ndërtohet ngjitur me të vjetrin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb