Ministria e Shëndetësisë ka treguar 6 sendet e domosdoshme për të parandaluar COVID-19 dhe përhapjen e tij. Mes tyre janë maska, dezinfektanti, larësi i duarve, shishja personale, kartëpicetat dhe vitamina C.

Po ashtu Ministria e Shëndetësisë kujton se dhe distancimi social apo larja e duarve janë rregulla të rëndësishme që në këto momente duhet të zbatohen me përpikmëri.

STATUSI NGA MSH

Të parandalojmë përhapjen e COVID-19
Duhet të shmangim grumbullimet, të ruajmë distancimin fizik për të parandaluar përhapje e COVID-19.
Maska mbrojtëse tashmë është një mjet i gjithëpranuar për dobinë e saj.
Larja e shpeshtë e duarve dhe dezinfektimi tyre ndalojnë infektimin nga SARS-COV2.
Është koha të zbatojmë me përpikmëri këto rregulla, për mbrojtjen e shëndetit.
#MSHMS
#RespektoniRregullat

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb