Ambasada amerikane, në kuadër të Muajit të Historisë së Gruas në mars, ka sjellë në vëmendje histori të grave që frymëzojnë.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada ka postuar sot historinë e gjyqtares Saida Dollani, e cila ka rrëfyer se familja e saj ka rënë pre e kërcënimeve.

“’Në një karrierë të gjatë si gjyqtare pa asnjë kompromis me padrejtësinë dhe të paligjshmen kam hasur si trysni, ashtu edhe kërcënime. Pjesë e kërcënimeve të krimit të organizuar ka qenë edhe familja ime. Bashkëshorti ishte ai që e përjetoi drejtpërdrejt këtë kërcënim…Gjithmonë më thoshte, ke marrë përsipër të jesh gjyqtare, bëje detyrën tënde sa më mirë, nuk e bën vetëm për fëmijët e tu, e bën për fëmijët e të gjithëve’, thotë gjyqtarja Saida Dollani. Gjatë Muajit të Historisë së Gruas në mars, jemi krenarë të prezantojmë gra të jashtëzakonshme që po ndryshojnë botën dhe na frymëzojnë. Një prej tyre është gjyqtarja Saida Dollani, zëvendëskryetare e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Dëgjoni historinë e saj si një grua gjyqtare në Shqipëri”, thuhet në postimin e Ambasadës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: