Presidenti Ilir Meta në një adresim për mediat nga Presidenca, ku foli në lidhje me Rezolutën e BE, është deklaruar edhe në lidhje me integrimin europian të vendit.
Ai ka nënvizuar se një çelje negociatash mund të ndodhë në parim, por se kur të arrihet në negociatat e vërteta, nuk do të mund të bëhet progres në rast se nuk plotësohen pikat e rezolutës.

“Çështja më e rëndësishme nuk është ndarja nga Maqedonia e veriut ndoshta në Qershor.

Jemi vonuar shumë dhe ka pasur mungesë vullneti për të plotësuar rekomandimet. Pse detyrohet pe që të thotë që ligjet të jenë në përputhje me Venecian etj. Akte frikësimi ndaj gazetarëve keni parë se kush bën. Frikësimi dhe dhunës ndaj mediave, këto ndodhi në vende si Bjellorusia.

Përmirësim urgjent kërkohet për të garantuar pavarësinë e medias e pluralizmit.
Nuk ka pluralizëm pa liri shprehjeje. Është vënë në pikëpyetje themelet e një republike, demokracia dhe liria.

Kur presidenti unë, bëri thirrje për zgjedhje lokale gjithëpërfshirëse 2019 pasi Bundestagu që vendoste për këtë e bëri të qartë që pa zgjedhje me opozitën nuk do çeleshin negociatat ju e dini përgjigjen

Disa vende europiane u munduan të krijonin iluzionin se mund të çeleshin edhe pa zgjedhje gjithëpërfshirëse. Kjo ishte e pamundur se kriteret e Kopenhagenit nuk kanë ndryshua me zgjedhjet shumëpartiake.

Budestaku nuk donte ndarjen Shqipëri- Maqedoni.

Tani ne e dëmtuam Maqedoninë atëherë ndërsa tani shpresojmë që Bullgaria të reflektojë e të gjejnë një zgjidhje edhe BE të ishte proaktiv por edhe nëse çelen negociatat pikat e rezolutës do të jenë pengesë për vijimin e negociatave.

Mund të ketë po në parim por praktikisht te negociatat konkrete pa progres në këto fusha do jetë një kohë e humbur, ndaj duhet të adresohen çështjet.

Këtu ka pika për çdo komision të mundshëm. 7 8 pika janë vetëm për mjedisin. Komisioni i mediave gjithashtu. Ka detaje rrëqethëse. Është një situatë kritike sa nuk kanë si të flasin më hapur.

Të gjitha pikat janë një program i gatshëm për çdo forcë politike, qeverinë, opozitën”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb