Ruben Neves, mesfushori i Al Hilal, bëri një zgjedhje të rëndësishme dhe në një farë mënyre edhe befasuese verën e kaluar, kur vendosi të mos vazhdojë aventurën e tij në Evropë, por të transferohet në Arabinë Saudite.

“A ka kohë për të luajtur përsëri në Evropë? Pa dyshim. Të luaj këtu, nuk më bën të ndihem ndryshe në krahasim me shokët e mi në Europë. Kapaciteti im fizik është i shkëlqyer. Jam në rrugën e duhur që një ditë të jem në gjendje të kthehem në Evropë dhe të luaj në nivelin më të lartë.

Por, të jem i sinqertë, nuk kam ndërmend të kthehem shpejt. Duke ndjekur këtë rrugë, brenda dy vitesh, Arabia Saudite mund të ketë një nga kampionatet më të rëndësishme në botë. Nuk ka asnjë sekret: cilësia e lojtarëve që vijnë është shumë e lartë” – tha Neves, i cili ka luajtur më parë për Wolves.

(J.S/BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: