“Viktima vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese”. Këtë togëfjalësh e dëgjojmë pothuajse përditë në deklaratat e ministrisë së shëndetësisë mbi situatën epidemiologjike.

Sipas të dhënave zyrtare, në vendin tonë ka rreth 300 mijë pacientë që vuajnë nga sëmundjet kronike. Që prej fillimit të pandemisë, kjo kategori ka qënë ndër më të riskuarat nga COVID 19,  risk që mund të përfundojë deri në fatalitet për ta. Olimbi Hoxhaj, koordinatore e Rrjetit të Zërit të Pacientëve me Sëmundje Kronike tregon vështirësitë që po përballen çdo ditë.

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet, Asim Toro shprehet se mosrimbursimi i fishave për diabetikët mbi 24 vjeç, mund të rrezikojë shëndetin e tyre. Situate covid 19, ka përkeqësuar gjendjen e tyre ekonomike e si pasojë nuk mund ti përballojnë kostot e matësave të glicemisë

Por çfarë kërkojnë pacientët me sëmundje kronike?

Deri më tani, nuk ka një statistikë zyrtare mbi numrin e personave me sëmundje kronike që kanë humbur jetën si pasojë e SARS COV 2.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb