Rregullat e Fair-Play-t Financiar nuk e lejojnë Çelsin të bëjë goditje të mëdha në merkato. Kështu shprehet trajneri i Bluve të Londrës, Zhoze Murinjo, duke iu referuar një oferte të mundshme të klubit londinez për yllin e Barcelonës Lionel Mesi.

Sipas portugezit, nuk është çmimi i lartë i kartonit të 27-vjeçarit që e pengon presidentin Abramoviç për t’u bërë një dhuratë të shtrenjtë tifozëve. “Mendoj se nuk ekzistojnë shanset që Çelsi të blejë Mesin. Në këtë moment duhet të zbatojmë rregullat e Fair-Play-t Financiar.”

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: