Kosova barazoi 1-1 me Izraelin në ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024, ndërsa nesër pret në “Fadil Fokrri” Andorrën. Në prag të këtij takimi në konferencën e zakonshme për shtyp ka dalë sulmuesi i “Dardanëve”, Vedat Muriqi.

“Ndihmove skuadrën shumë në mbrojtje ndaj Izraelit: “Unë si sulmues kam rolin për të shënuar gola, por unë mundohem të jem aty ku ka ekipi nevojë, siç bëra ndaj Izraelit, kur ka nevojë mbrojtja unë jam aty.”

A agjëron? “Unë nuk agjëroj një ditë para ndeshjes apo edhe ditën e ndeshjes sepse nuk mundem. Ka disa lojtarë që agjërojnë”

Situata në Federatën e Futbollit të Kosovës: “Ne jemi këtu për të luajtur edhe për të përfaqësuar vendin tonë. Vetëm me një rezultat pozitiv mendoj se mundemi ta kalojmë këtë situatë në të cilën ndodhemi.”

Do luash nesër? “Është trajneri që vendos kush luan, kështu që të gjithë janë lojtarë me cilësi të larta, kështu që trajneri e di.”

Rezultati: “Me Andorën duam fitoren nuk mendoj dot një rezultat tjetër, pa e nënçmuar kundërshtarin. Por nëse duam kualifikimin na duhet fitorja” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: