MILANO

Katër italianë të dyshuar për vrasjen e shqiptarit Astrit Lamaj 6 vjet më parë në një ndërtesë në Senago kanë kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit. Madje, edhe e dyshuara si organizatore kryesore e vrasjes së shqiptarit  Carmela Sciacchitano, 63 vjeçe, ish-e dashura e viktimës, ka kërkuar lirinë. Prokuroria e Monzës e konsideron Carmelan si personin që ka nxitur vrasjen dhe murosjen e Lamajt.

Hetuesit italiane kanë deklaruar se Carmela Sciacchitano, e cila kishte lindur në një familje kriminale siciliane, ka kërkuar ndihmën e shtetasve italianë për të vrarë shqiptarin. Katër italianët kanë çuar në vend porosinë e saj. Dyshohet se “faji” i shqiptarit ishte se kishte ndërprerë marrëdhënien me italianen, të cilën e kishte pasur të dashur për një vit, shkruan media italiane “Il Giorno”.

Gjithashtu, dyshohet se shqiptari i ka marrë gruas italiane bizhuteri në shtëpinë e saj, që arrijnë në vlerën e 100 mijë eurove. Sipas banorëve të zonës ku jeton gruaja, për të 100 mijë euro nuk janë asgjë, pasi ka pasuri të madhe, trashëguar prej të parëve të saj, që e kanë krijuar pasurinë nga aktivitete kriminale. Qëllimi i saj ka qenë kapja dhe vrasja e Astrit Lamajt, sipas zakoneve që ekzistojnë ende në jugun e Italisë.

(d.xh/ BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb