Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka ngritur gishtin akuzues ndaj kryetarit të zgjedhur të Podujevës, Shpejtim Bulliçin se ai është fajtor që Kosova ka mbetur pa liberalizim të vizave.

“Ai ka punuar kundër nesh, sa i përket marrëveshjes për demarkacionit me Malin e Zi dhe liberalizimin vizave. Atëherë e kishim të sigurt por mbeti demarkacioni që kundërshtohej nga Shpejtim Bulliçi dhe u pa se ai faktim nuk arriti askund. Po të vonin deputetët tanë – po t’i kisha votat e pesë-gjashtë deputetëve do e kalonim demarkacionin dhe do të liberalizoheshin vizat”, tha Mustafa. Mes të tjerash ai shtoi se; “Sa i përket Shpejtim Builliqit, ai është prej fajtorëve kryesorë që nuk është arrit liberalizimi. Po të lëvizte kufiri mbi bazën e faktimeve të Bulliçit, do të kërkoja falje”.

Mustafa në Rubikon ka thënë se Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, si zëvendëspresident gjatë vizitës në Kosovë kishte thënë se vendit do t’i liberalizoheshin vizat nëse do të votonte pro kalimit të demarkacionin me Malin e Zi.

“Kemi pasur përfaqësuesit ndërkombëtarë, edhe Biden që kërkoi që ta votojmë demarkacionin. Biden më ka thënë: “Më vjen keq, unë jam Zëvendëspresident i SHBA-së dhe flas që atë flet Presidenti Barack Obama. Obama kërkon që demarkacioni të votohet sepse jemi të bindur se kufiri është aty dhe nëse kjo bëhet do t’i arrini kushtet e BE për vizat””.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: