Muzeu i Londrës ka ndihmuar policinë britanike të identifikojë një pllakë të rrallë sumere 4 000-vjeçare, e vjedhur nga Iraku, që së shpejti do t’i kthehet vendit të saj, tha sot muzeu.

“Pllakat si kjo janë jashtëzakonisht të rralla, deri më tani ka vetëm rreth pesëdhjetë kopje”, shpjegoi muzeu në një njoftim për shtyp, duke theksuar se të gjitha janë gjetur në qytetet e rëndësishme sumere të vendosura në Irak ose Siri.

Relika, e gdhendur në gur gëlqeror dhe që paraqet një figurë mashkullore me veshje tipike sumere, vjen në fakt nga një murale që daton nga 2 400 p.e.s.

Sipas studiuesve, stili i veçantë i kësaj pllake është tipike për Irakun jugor dhe gjurmët e djegies mbështesin tezën se ajo ndoshta ka ardhur nga Tello (qyteti antik sumer i Girsut).

“Kjo pjesë u mor në mënyrë të paligjshme nga Iraku”, sqaroi muzeu, duke shpjeguar se kjo murale ishte grabitur kryesisht në fund të shekullit XIX, por edhe gjatë luftërave të Gjirit dhe Irakut në vitin 2003.M

Muzeu britanik njoftoi se po ndihmonte për kthimin e këtij objekti të rëndësishëm në Irak, i cili, ndërkohë, do të ekspozohet brenda mureve të tij, sipas një marrëveshjeje me autoritetet irakiane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb