NGA ENRIK MEHMETI*

VLORË- Me rastin e festave të Nëntorit, në Muzeun Historik të Vlorës, u çel ekspozita “Shtypi në përvjetorët e Pavarësisë” dhe “Godina e personazheve ku u zhvilluan ngjarjet e Pavarësisë në nëntor 1912” me materiale të përgatitura nga Ergys Alushi.

Ekspozita u ndoq nga një numër i madh qytetarësh, të të gjitha moshave, jo vetëm nga Vlora.

Drejtori i Muzeut Historik, Skënder Spahiu, u shpreh i kënaqur me numrin e vizitorëve, të cilët treguan interes për materialet që ekspozoheshin për herë të parë.

Në Muzeun Historik bëhet një punë e mirë për evidentimin dhe promovimin e vlerave historike dhe arkeologjike të rrethit të Vlorës.

Për ekspozitën u përdorën arkiva të gazetave të vjetra, duke filluar nga viti 1918 e deri në gazetën lokale “Përlindja e Shqipërisë” që u ribotua në Vlorë me rastin e 100- vjetorit të Pavarësisë, në përkujtim të gazetës së qeverisë së Vlorës, të vitit 1913. Krahas ekspozitës për Pavarësinë, në Muze është hapur dhe një pavijon për ditën e Çlirimit, 29 nëntorin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb