TIRANË- Që prej ditës së sotme, promovimi i vlerave, rëndësisë, artefakteve dhe projekteve të Muzeut Historik Kombëtar, prezantohen në faqen zyrtare të ‪Balkan Museums Network.

Ky promovim, i cili i prezanton Ballkanit vlerat kombëtare shqiptare, promovim ky që do të vazhdojë të qëndrojë në faqen e BMN për tre ditët në vijim, prezanton denjësisht MHK-në që me anën e shfaqjeve apo ekspozitave që nga epoka e lashtësisë e deri tek ajo e ditëve të sotme shfaqje këto të cilat gjenden në 7 pavionet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.

Mbi 5.000 objekte historike me një vlerë të jashtëzakonshme edhe monetare ka qenë edhe njëra nga shtysat që BMN të realizojë një promo Ballkanike e cila fton të gjithë të interesuarit të vizitojnë ambientet e MHK-së.

“Ne shpresojmë që ju të jeni gati për një udhëtim interesant në të kaluarën, në këtë muzeu të bukur”, shkruhet në faqen e “Balkan Museums Network” duke përshkruar si më poshtë itinerarin që turistët duhet të ndjekin.

Udhëtimi në Muzeun Historik Kombëtar fillon me pavijon e Antikitetit, pavijoni më i pasur në muze, me 585 objekte që i përkasin periudhës që nga viti 3000 PES e deri në shekullin e XII.

Mozaiku i Bukurisë së Durrësit, koka e Perëndisë Apollon dhe ajo e Zeusit, helmeta, parzmore, armët dhe plot mjete Ilire janë në objektet që shfaqjen në këtë pjesë të muzeut.

Një nga objektet më unike në muzeu është Epitafi i Gllavenicës , objekt ky i cili është i shfaqur në pavijon e mesjetës. Në pavijoninet e “Rilindjes Kombëtare Shqiptare”, atë të “Pavarësisë”, “Luftës Nacional Çlirimtare” dhe atij të “Terrorit komunist” shfaqen objekte që shekulli VI deri më XX.

Një koleksion i madh prej 70 ikonash nga shekulli XVI deri në fund të shekullit XIX janë shfaqur në pavijon e “Ikonografi shqiptare”.
(a.h/atsh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb