Myrto Uzuni është shndërruar në futbollistin kryesor te Granada. Ky sezon ka qenë tejet pozitiv për lojtarin shqiptar, pasi në 34 ndeshje, ylli kuqezi ka gjetur rrugën e rrjetës plot 21 herë. Ai po i jep një dorë të madhe skuadrës, në luftën për t’u ngjitur në La Liga.Sulmuesi Uzuni ka dhënë një intervistë për AS, duke dhënë përgjigje mjaft interesante.

“Ne duam të fitojmë në çdo takim, por nuk është asnjëherë e lehtë. Luanim ndaj Eibarit dhe e dinim forcën e kundërshtarit. Tani kemi përpara katër finale dhe do të kërkojëm fitoren, që në sfidën e radhës ndaj Alavesit.

Kemi një staf të kompletuar dhe ekip shumë cilësor, ndaj mendojmë vetëm për promovimin direkt në La Liga. Play Off-i është një opsion të cilin nuk e diskutojmë asnjëherë. E njohim forcën tonë dhe do t’ia dalim të kualifikohemi direkt, megjithatë ky do të jetë muaji vendimtar. Nëse shkojmë në Play Off, do të shohim cila do të jetë zgjedhja më e mirë, mes Kombëtares dhe Granadës, por besoj te ngjitja direkt.

Unë shpresoj shumë që të shpallem golashënues këtë sezon dhe të ndihmoj Granadën të ngjitet në La Liga. Goli është çështje ekipi dhe kur të gjithë luajmë mirë, atëherë shënojmë shumë, qoftë me mua, apo edhe lojtarë të tjerë. Ka ndeshje kur kundërshtarët mbrohen me shumë forca dhe bëhet e vështirë, megjithatë nuk e ndjej aspak presionin, pasi punoj shumë për të qenë gati të shënoj sa herë të më jepet mundësia” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: