Një thirrje për ndihmë ka ardhur mbrëmjen e sotme në redaksinë e “BalkanWeb” nga Gjermania. Bëhet fjalë për disa refugjatë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Lugina e Preshevës, të cilët kërkojnë ndihmë pasi janë nxjerrë jashtë në rrugë nga kampi Ingolstadt, Komuna e Munchenit ku qëndronin.

Në kushte të vështira, në temperatura të ulëta, ata thonë se nuk kanë ku të shkojnë, as mund të ikin në një vend tjetër në Gjermani dhe as mund të kthehen pas në vendet e tyre, pasi kanë probleme të shumta.

“Ne shqiptarët e Luginës së Preshevës, shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët e Shqipërisë na kanë nxjerrë nga kampi në të ftohtë, në rrugë me gjithë çanta. Nuk kemi ku të shkojmë. I bëjmë thirrje ambasadorit tonë të marrë masa. Sjellje diskriminuese ndaj shqiptarëve nga autoritetet e kampit. Kemi ardhur për hall, nuk kemi ku të kthehemi, kemi probleme”, deklarojnë ata.

Shqiptarët i bëjnë thirrje ambasadorëve të ndërhyjnë për situatën e tyre pasi iu rrezikohet jeta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb