Ushtria ukrainase nisi një kundërsulm kundër forcave ruse për të mbrojtur kryeqytetin e Kievit. Kështu deklaroi tha televizioni publik ukrainas Suspline duke cituar një këshilltar të ministrisë së Brendshme.

“Nata ishte mjaft e vështirë, por në përgjithësi mund të themi se ushtria ukrainase i kundërpërgjigj sulmit pranë Kievit”, tha Vadym Denysenko.

“Në mëngjes u dëgjuan beteja artilerie në anën perëndimore të Kievit. Tani ka beteja. Nuk ka ende informacione të detajuara”, shtoi ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb