Boston Celtics ngushtoi në 3-1 serinë e ndeshjeve finale të play-off në Konferencën e Lindjes në NBA, duke shpresuar te përmbysja e madhe në dy sfidat e radhës që do t’i luajë në shtëpi. Boston fitoi bindshëm 116-99 ndaj Miami Heat në finalen e katërt.

Ndeshja e luajtur në fushën e Miami u dominua nga miqtë, ndjeshëm më superiorë në fushë, duke e merituar fitoren. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, madje ishin vendasit në avantazh të lehtë, por në peiodën e tretë erdhi përmbysja e madhe me 15 pikë diferencë, duke e thelluar atë në katërtën.

Tatum me 33 pikë e 11 rebound ishte shënuesi më i mirë për Celtics, ndërkohë që të gjithë titullarët e Boston realizuan mbi 10 pikë. Miami nuk arriti të bëjë hapin vendimtar, duke zhgënjyer në këtë rast të parë.

Butler realizoi 29 pikë, por i pambështetur sa duhet nga skuadra e tij. Boston shpreson te përmbysja, ndërsa Miamit i duhet një fitore për t’u shpallur kampion në Lindje e pastaj për t’u ndeshur me Denver për titullin në NBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb