TIRANE

Ndahet nga jeta në moshën 62-vjecare eksperti i sektorit Energjitik në Shqipëri, Gjin Rosaj.

Gjin Rosaj i cili mbante postin e Drejtorit teknik ne OST, u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të rëndë ditën e hënë dt. 31/12/2018. Prej më se 35 vjetësh, Rosaj ka dhënë kontributin e tij në sektorin energjetik shqiptar. Aktualisht ai mbante postin e Drejtorit Teknik në OST.

Gjin Rosaj e nisi karrierën pas rezultateve të shkëlqyera në Hidrocentralin e Fierzes dhe me pas Drejtor i Tensionit të lartë për rajonin e Shqipërisë së Mesme. Gjithashtu Rosaj është propozuar edhe si kandidaturë për të mbajtur postin e kryetarit të ERE-s.

Homazhet në nderim të tij, do të mbahen pranë lokal IJA në zonën e Oxhakut, Tiranë, ndërsa lamtumira e fundit do të jepet ditën e mërkurë, datë 2 janar pranë varrezave të Tufines në ora 13:00.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb