Është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare, ish-zëvendës Presidenti i SHBA, Walter Mondale.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët e tij. Mondale ka mbajtur postin e zëvëndës Presidentit, ku shef i Shtëpisë së Bardhë ishte, Jimmy Carter.

Bëhet fjalë për mandatin e vitit 1976. Carter në daljet publike e ka konsideruar Mondale-n si zëvendës presidentin më të mirë të historisë së Amerikës. Mondale ka ndërruar jetë në një shtëpi në qendër të qytetit Minneapolis, i rrethuar nga shumë familjarë e persona të dashur për të.

“Me trishtim të thellë ju njoftojmë se babai ynë i dashur vdiq sot në Minneapolis, Minesota. Sado krenar që ishim me të duke udhëhequr biletën presidenciale për demokratët në vitin 1984, ne e dimë se trashëgimia e politikës publike e babait tonë është shumë më tepër se kaq”, thuhej në deklaratën e bërë nga familja.

Mondale ishte po ashtu edhe kandidat në zgjedhjet presidenciale të vitit 1984 në SHBA, por humbi përballë nga Ronald Reagan. Në ato zgjedhje ai mori vetëm 13 vota elektorale, ndërsa Regan siguroi 525.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: