Ironi e fatit apo jo, por Abilaliaj u ndal pikërisht në sfidën e tij të parë si trajner zyrtar. Sigurisht, në këtë ndalesë janë të përfshirë edhe shumë faktorë të tjerë, duke nisur nga post tragjedia Dwamana, ishte e vështirë të luhej në ato kushte, ku drama ishte ende e gjallë, detaj ku u ndal edhe drejtori Rama i cili u shpreh se kjo sfidë nuk duhej luajtur në mënyrë kategorike pikërisht këtë javë, në të njëjtin stadium.

405026575 751498823686106 1259568175617388660 N
405026575 751498823686106 1259568175617388660 N

Me apo pa Dwamena-n, një nga rivalët më të mëdhenj të Partizanit mbetet Egnatia, një ekip me shumë cilësi, këtë e vërtetuan edhe një herë ku të kuqtë iu falën portierit Qirko. Pavarësisht kësaj ndalese, në shifra Partizani po kalon një moment shumë të mirë, nuk njohin humbje që nga 1 tetori, në sfidën kundër Skënderbeut.

Arbi
Arbi

Në 6 ndeshje me Abilaliaj në stol kanë marrë 5 fitore dhe një 1 barazim. Problemi kryesor i “demave” mbetet faza sulmuese, ekipi prodhon shumë, por nuk janë të qartë në finalizim. Këtë periudhë po vuajnë shumë edhe mungesat, dëmtimet. Ndaj Egnatias, Partizani la jo vetëm dy pikë, por humbi edhe dy titullarë. Bytyçi pësoi një dëmtim të rëndë në gju, ndërsa nga fusha i dëmtuar doli edhe Preka duke e bërë situatën shqetësuese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb