Dhjetëra qytetarë serbë po protestojnë sot në veri të Mitrovicës, pas miratimit të rezolutës kundër mbajtjes së referendumit serb në territorin e Republikës së Kosovës.

Në mesin e protestuesve janë edhe ministri Goran Rakiç, deputeti Igor Simiç, si dhe kryetarët e komunave veriore të vendit.

Ndërsa protestuesit mbajnë në duar pankarta me mbishkrimet “Serbët nga Kosova janë fuqishëm me shtetin e tyre Serbinë”, “Votoj për paqe jo për terror”, “Edhe serbët kanë të drejtat njerëzore”, dhe të ngjashme.

Për pak minuta pritet që para mediave të flas ministri për kthim dhe komunitete, Goran Rakiç.

Ata kanë vendosur një kuti votimi në qendër të qytetit si performancë, ku kanë votuar disa nga të pranishmit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb