Presidenti i Republikës Ilir Meta me anë të një postimi në “Facebook” ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të profesorit të historisë që u nda nga jeta për shkak të koronavirusit, Llambro Filo.
Meta thekson se si ish-student i tij, ruan respekt për aftësitë e tij të spikatura pedagogjike.
Postimi i presidentit Ilir Meta:
Një tjetër lajm i trishtë më hidhëroi sot, ndarja nga jeta e njërit prej Profesorëve të mi të dashur, Llambro Filo, pedagogut veteran të Departamentit të Historisë.
Si ish-student i Tij ruaj respektin më të thellë për komunikimin e ngrohtë dhe njerëzor si mësimdhënës, për aftësitë e spikatura pedagogjike, por edhe si një intelektual me vlera të larta shoqërore dhe qytetare, me kontribut të shquar në fushën e Historisë, së cilës i kushtoi gjithë jetën e Tij.
Duke ndarë dhimbjen me familjen Filo, të afërmit, komunitetin e nderuar të historianëve dhe të gjithë studentët e shumtë të Tij, ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta!
Lamtumirë i dashur Profesor!
I paharruar kujtimi!
(d.xh/ Balkanweb)