Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka, me anë të një statusi në “Facebook” ka kujtuar Neshet Shenën, kolonelin që u nda nga jeta sot pas një sëmundje të rëndë.

Xhacka shprehet se Shena do të mbahet mend për faktin se dha kontribut shumë të cmuar për 35 vjet në Forcat e Armatosura, ndërsa shtoi se do të kujtohet kontributi i tij i madh njerëzor e profesional.

  • foto galeri

Postimi i Olta Xhackës:

Pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë, kolonel Neshet Shena, komandanti i Qendrës së Bashkuar Operacionale, u nda nga jeta duke lënë në hidherim familjen dhe të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të, në 35 vite të karrierës në Forcat e Armatosura.

Mirënjohje pa kufi për kontributin njerëzor e profesional të një prej oficerëve më të përkushtuar në FA. Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes e dy djemve.

U prehsh në paqe, kolonel Shena!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb