Një nga figurat më të rëndësishme politike shqiptare, ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe ish-deputeti socialist Servet Pëllumbi, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, duke shprehur ngushëllimet për humbjen e profesorit, ka postuar një foto nga tubimet e PS në vitet kur ishte në opozitë.
“Lamtumirë Profesor”, shkruan Rama.
Servet Pëllumbi ka lindur më 14 dhjetor 1936 në Korçë. Ish-kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi njihet si një prej figurave, që ka luajtur rol kryesor në zhvillimet politike të vendit që prej fillimeve të tranzicionit.
Ai ka pasur një karrierë të gjatë politike në Partinë Socialiste dhe Kuvendin e Shqipërisë.
Servet Pëllumbi është dekoruar nga presidenti Alfred Moisiu me urdhrin “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.
