Ambasada Amerikane ka reaguar në lidhje me deklaratën e djeshme të Lulzim Bashës, ku tha se ndërkombëtarët kanë ndërhyrë në çështjet e Reformës Zgjedhore.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarit të News24 Osman Stafa, Ambasada u shpreh se nuk kanë ndërmjetësuar për Reformën.

Z. Basha pas seancës së sotme plenare, në një deklaratë për mediat, njoftoj se me ndihmën e Ambasadës suaj, ka bindur PS që të arrijë dakorësinë me Enkelejd Alibejan (bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore) për Reformën Zgjedhore. A mund të konfirmoni nëse keni ndërmjetësuar ju dakordësinë që Lulzim Basha pretendon se është arritur mes Damian Gjiknurit dhe Enkelejd Alibeaj? A mund të na jepni detaje mbi negociatat e zhvilluara.

Përgjigja:

Si pjesë e angazhimit tonë normal diplomatik me anëtarë të parlamentit, Ambasada e SHBA takohet rregullisht me kryetarë, bashkëkryetarë dhe anëtarë të komisioneve të ndryshme parlamentare, përfshi Komisionin për Reformën Zgjedhore. Takimet nuk janë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi. Interesi ynë mbetet për qeverisje të efektshme dhe përfaqësuese për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe mirëpresim idetë e të gjitha partive të përgjegjshme për këtë qëllim

“Ne në bashkëpunim me aleatët strategjikë të Shqipërisë, PD, ia ka dalë të bindë palën tjetër (PS) për nisjen e punës për reformën zgjedhore”, -tha dje në një dalje për mediat, Lulzim Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb