GREQI-Pas vendimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i cili ndërpreu negociatat dje në Bruksel me Greqinë për çështjen e borxhit, fqinjët ndodhen në një situatë kritike.

Në këtë karikaturë shfaqet Greqia e cila ndodhet përballë shkurtimit të buxhetit ose daljes nga Eurozona, por në fakt të dyja janë ‘vrastare’ për të ardhmen e vendit.

Lëvizja befasuese e FMN-së u bë dje kur Bashkimi Evropian i tha kryeministrit të Greqisë, Alexis Tsipras, që ta ndalë luajtjen e bixhozit me të ardhmen e vendit të tij, i cili gjendet në situatë të vështirë financiare dhe të ndërmarrë vendime madhore, të nevojshme për evitimin e falimentimit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: