Platforma e njohur sociale X, më parë e njohur si Twitter, përjetoi sot një ndërprerje të madhe që preku përdorues në të gjithë botën.
Mijëra përdorues, veçanërisht nga Gjermania, raportuan probleme përmes faqeve të specializuara si allestörungen.de, ku u evidentuan mbi 2,500 raportime ndërprerjesh deri në orën 15:00 (13:00 GMT).
Kompania e analizave të internetit, NetBlocks, njoftoi se disa përdorues përjetuan këtë problem për herë të dytë brenda vetëm një jave. Sipas NetBlocks, ndërprerjet nuk ishin pasojë e problemeve me internetin apo bllokimeve në rajone të caktuara.
Për momentin, shkaku i ndërprerjes mbetet i paqartë, ndërsa kompania po punon për të identifikuar dhe zgjidhur çështjen.
X u bë pjesë e portofolit të miliarderit Elon Musk në vitin 2022, dhe vazhdon të jetë një nga platformat më të mëdha të medias sociale në botë.
(BalkanWeb)