Arsenali ka nevojë për “pjesë këmbimi”, veçanërisht në mesfushë, për shkak të lëndimeve të Partey dhe Elneny për të vijuar të luftojë për titullin. Kjo është arsyeja pse skuadra e Londrës së Veriut ka vënë në shënjestër Jorginhon.

31-vjeçari italian është vetëm 6 muaj larg skadimit të kontratës me Chelsea, klub i cili për të mos e humbur falas mund të kënaqet me disa milionë për ta liruar. Blutë e Londrës duhet t’i lënë vend edhe prurjes nga Benfica, Enzo Fernandez, për të cilin po paguan 120 milionë euro pas Kupës së Botës.

Prandaj në orët e fundit të merkatos së transferimeve ka gjasa që Jorginho të kalojë nga një pjesë e kryeqytetit anglez në tjetrin. Marrëveshja mes dy klubeve, pasojë e një negocimi të përshpejtuar në orët e fundit, u gjet mbi bazën e 15 milionë eurove.

31-vjeçari do të firmosë me kryesuesit aktualë të Premier League deri në vitin 2024, me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër. Mungon vetëm zyrtarizimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb